e premte, dhjetor 28, 2007

Urimi nga Simbad

GEZUAR FESTAT
GEZIM E LUMTURI

Letra e Diar Zeqiri

i dashur babagjysh un quhem diar zeqiri un dëshiroj që ti të më sjellësh si dhurat kostumin e njeriut merimang që un shpesh e shoh në filma vizatimor.
Adresa:
Rr. GJergj Kastrioti Skëndërbeu.
n.r .16.
Vushtri, Kosovë

e premte, dhjetor 14, 2007

Kartolina e Selfmaderadio

Kartolina e Barbie Zeqiri

tung un quhem njomza dua per vitin e ri te biesh dhurata por një më pelqe më së shumti ajo qe dua ësht një kukull barbie faliminderit për mirkuptim uroj vitin e ri 2008

e martë, janar 16, 2007

Bilanci i parë

Po mundohem të jem optimiste.
Atëhere blogu i parë me kontribim të përbashkët që krijova, nuk ngeli i shurdhër. Blogues erdhen për vizitë, të tjerë i shkruajtën Plakut të Vitit të ri ose uruan një vit të mbarë. Për momentin ky blog do bëj nani – nani deri në dhjetor të ketij viti. Megjithatë po të keni diçka për të shtuar, unë do ta botoja me gjith qejf. P.sh Blendi propozon « na hap nje teme te re, si te ka shkaur deri tani 2007? ». Unë ju premptoj që së shpejti do të propozoj një ide blogu ose blogjesh të tjera të hapura (japim fjalën, jemi apo s’jemi ne fillim të vitit !) .

e martë, janar 02, 2007

Gëzuar Vitin e Ri 2007

Me një çik vonese po ju uroj këtë vit të ri

I uroj të gjithëve një vit të mbarë me plot plane, shpresa dhe ëndra, sidomos këto të fundit se përndyshe ky vit do jetë shumë i gjatë.
Urimi vjen nga Franca dhe këtu njërzit shkëmbejnë një « Bonne Année » që do të thotë « Vit i mirë » dhe meqë urimi është i përgjithshëm secili mund ta interpretojë sipas nevojës. Sinqerisht preferoj urimin në shqip që kushtëzon vitin e mirë me gëzimin. Pra gëzuar edhe një herë.

e hënë, janar 01, 2007

Urimet nga Eni

Deshira ime per kete vit ! Se pari te falenderoj per hapjen e ketij blogu Tena...Me pelqeu ideja jote..per me teper mbledh tere shqiptares se bashku... Njeriu kur eshte larg familjes dhe te shkuares qe e kujton me nostalgji gjithmone ka nje lloj debulese dhe deshira e pare qe do te dilte nga zemra do te ishte te isha prane familjes sime... Sikunder kjo nuk eshte e mundur per momentin,do doja qe vitin qe vjen t'a kaloj sa me te mbushur me gjera qe ja vlejne per tu kujtuar dhe te t'ja dij vleren gjerave qe kam gje qe fatkeqsisht nuk e arrijme dot çdo here... Te uroj shume fat dhe lumturi dhe nje here per kete vit te ri Tena... Shendet , Eni