
Viti i Ri gjithmonë është për mua një moment gëzimi dhe feste. Atmosfera ndërron, për një periudhë të shkurtër të gjithë njerzit harrojnë hallet e përditshme dhe mendojnë si ta kalojnë më gëzueshëm natën e Vitit të Ri. Kur isha e vogel, më kujtohet mamaja ime që merrte okllaiun për të bërë bakllavanë me shoqet ose me motrat e veta. Arrat e fshehura në fund të dollapit, gjalpi i kursuer, rradha tek furra, gjeli i detit që duhej ushqyer, festat tek puna e mamit dhe e babit, majoneza për sallatën ruse, urimet, vizita e parë (zakonisht komshiu një cik në qejf) …
Dhe ishin kohë të veshtira, shumë të veshtira dhe prindrit na ruanin gjithmonë një surprizë te vockël por aq të shumëpritur.
Tashti mundohem ta ruaj këtë atmosferë. Bile vihem dhe shkruaj edhe unë një letër me kalamajtë e mi. Atëhere një listë të vogël
Në rradhe të parë shëndetin (më duket vetja si një plakë e rrudhur dhe e thatë por që kur behesh nënë u ndrokan prioritetet)
Gëzim dhe lajme të mira për të gjithë njerzit që me rrethojnë
Një pale xhizme (urimet në përgjithësi mjaftojnë, të kthehemi tek gjërat konkrete)
Një punë të re
Plot pushime, ishalla në atdhe këtë vit
Një telefon i kombinuar me axhenda elektronike
Dhe hop plot blogje në shqip.
Dhe që blogu i urimeve të ketë plot mesazhe.
Gëzuar.