e premte, dhjetor 22, 2006

Letër plakut te Vitit te Ri


Plak i dashur dhe i ëmbël. Nuk dua dhe kaq shumë dhurata. jo se nuk më pëlqejnë po, kur isha i vogël dhe gëzohesha, ti, harroje rrugën dhe, nuk kaloje shpesh andej nga ne. Megjithatë, tani që jam i sigurtë që do kalosh, edhe pse jam i rritur, sillmë të lutem shëndetin në radhë të parë për dy vajzat e mia, Anna dhe Ioanna. Meqë do ta sjellësh për ato, patjetër, sille dhe për mua dhe time shoqje. Sillmë dhe një makinë të re se, kjo që kam, po i bën ditët e perëndisë. Një laptop Sony Vaio, do të thosha dhe një aparat fotografik po, sapo mora një Sony Cyber Shot dhe, nuk kam ku i vë dy, një udhëtim në Stocholm që, kaq shumë po i vij vërdallë dhe, shiko, ti sjellësh se, po i le për mot, do ti kërkoj dyfish. Kaq kisha unë, plak i mënçur dhe bujar. Ki mendjen, ë!

3 komente:

bizele tha...

fantastik fare ky urim

tetena tha...

Kam pershtypjen qe i zoti i urimit nuk e ka pare akoma, Plaku i vitit te ri, nuk e di ç'ben, une te uroj mirese erdhe ne kete blog

Unknown tha...

Shpresojme te realizohen deshirat!