e diel, dhjetor 31, 2006

Në Alpet e Veriut

Shkova të kërkoja Plakun e Vitit të Ri në Alpet e Veriut (të jugut në fakt për mua) ndaj dhe nuk kam qënë shumë aktive. Aty ku isha u lidha dy herë në internet dhe nuk kisha shumë mesazhe !
Sot është dita e fundit por mund të aplikojmë rregullat e të jashtmve dhe të dergoni urimet gjatë gjithë muajit të Janarit.

Gëzuar edhe një herë nga ana ime dhe hëngshi gjellë pasanikesh sot në dark, plot këngë e valle dhe jo shumë alkol.

e hënë, dhjetor 25, 2006

Gëzuar nga edrus

Me dridhen duart... Mamaja sot ka bere bakllavane per vitin e Ri........Procedura standart,s'leviz asnje presje nga ajo qe kishit pershkruar ju... S'kam besuar asnjehere,por se di se pse pasi lexova shkrimin tend,ju luta Babagjyshit te Vitit te Ri,qe te bente mrekulline,qe me 31 dhjetor,te me bente te mbeshtesja koken tek preheri i mamase...dhe ashtu te rrija,deri sa akrepet e ores,te shenonin kalimin e vitit te vjeter,dhe ne ate moment,te ngrihesha dhe te pija si i marre nje dolli per shendetin e gjithe shqipetareve,kudo qe jane ne bote,qe ky vit ti sjelle mbaresi dhe shendet. Urime ne vecanti edhe autores se ketij blogu,qe ka menduar te mbledhe urimet tona.Komplimenti

e premte, dhjetor 22, 2006

Për shumë vjet Gëzuar

Viti i Ri gjithmonë është për mua një moment gëzimi dhe feste. Atmosfera ndërron, për një periudhë të shkurtër të gjithë njerzit harrojnë hallet e përditshme dhe mendojnë si ta kalojnë më gëzueshëm natën e Vitit të Ri. Kur isha e vogel, më kujtohet mamaja ime që merrte okllaiun për të bërë bakllavanë me shoqet ose me motrat e veta. Arrat e fshehura në fund të dollapit, gjalpi i kursuer, rradha tek furra, gjeli i detit që duhej ushqyer, festat tek puna e mamit dhe e babit, majoneza për sallatën ruse, urimet, vizita e parë (zakonisht komshiu një cik në qejf) …
Dhe ishin kohë të veshtira, shumë të veshtira dhe prindrit na ruanin gjithmonë një surprizë te vockël por aq të shumëpritur.
Tashti mundohem ta ruaj këtë atmosferë. Bile vihem dhe shkruaj edhe unë një letër me kalamajtë e mi. Atëhere një listë të vogël
Në rradhe të parë shëndetin (më duket vetja si një plakë e rrudhur dhe e thatë por që kur behesh nënë u ndrokan prioritetet)
Gëzim dhe lajme të mira për të gjithë njerzit që me rrethojnë
Një pale xhizme (urimet në përgjithësi mjaftojnë, të kthehemi tek gjërat konkrete)
Një punë të re
Plot pushime, ishalla në atdhe këtë vit
Një telefon i kombinuar me axhenda elektronike
Dhe hop plot blogje në shqip.
Dhe që blogu i urimeve të ketë plot mesazhe.
Gëzuar.

Letër plakut te Vitit te Ri


Plak i dashur dhe i ëmbël. Nuk dua dhe kaq shumë dhurata. jo se nuk më pëlqejnë po, kur isha i vogël dhe gëzohesha, ti, harroje rrugën dhe, nuk kaloje shpesh andej nga ne. Megjithatë, tani që jam i sigurtë që do kalosh, edhe pse jam i rritur, sillmë të lutem shëndetin në radhë të parë për dy vajzat e mia, Anna dhe Ioanna. Meqë do ta sjellësh për ato, patjetër, sille dhe për mua dhe time shoqje. Sillmë dhe një makinë të re se, kjo që kam, po i bën ditët e perëndisë. Një laptop Sony Vaio, do të thosha dhe një aparat fotografik po, sapo mora një Sony Cyber Shot dhe, nuk kam ku i vë dy, një udhëtim në Stocholm që, kaq shumë po i vij vërdallë dhe, shiko, ti sjellësh se, po i le për mot, do ti kërkoj dyfish. Kaq kisha unë, plak i mënçur dhe bujar. Ki mendjen, ë!

e enjte, dhjetor 21, 2006

Një blog për të gjithë

Ftoj të gjithë shqiptarët kudo në botë të bejnë një urim për ketë fund viti.
Më dërgoni një meil (tetenah@gmail.com) dhe unë do botoj urimin tuaj me të gjitha informacionit në lidhje me ju. Mund të vini edhe fotografi. Gëzuar dhe për shume vjet vitin e ri 2007