
Atëhere blogu i parë me kontribim të përbashkët që krijova, nuk ngeli i shurdhër. Blogues erdhen për vizitë, të tjerë i shkruajtën Plakut të Vitit të ri ose uruan një vit të mbarë. Për momentin ky blog do bëj nani – nani deri në dhjetor të ketij viti. Megjithatë po të keni diçka për të shtuar, unë do ta botoja me gjith qejf. P.sh Blendi propozon « na hap nje teme te re, si te ka shkaur deri tani 2007? ». Unë ju premptoj që së shpejti do të propozoj një ide blogu ose blogjesh të tjera të hapura (japim fjalën, jemi apo s’jemi ne fillim të vitit !) .