e martë, janar 02, 2007

Gëzuar Vitin e Ri 2007

Me një çik vonese po ju uroj këtë vit të ri

I uroj të gjithëve një vit të mbarë me plot plane, shpresa dhe ëndra, sidomos këto të fundit se përndyshe ky vit do jetë shumë i gjatë.
Urimi vjen nga Franca dhe këtu njërzit shkëmbejnë një « Bonne Année » që do të thotë « Vit i mirë » dhe meqë urimi është i përgjithshëm secili mund ta interpretojë sipas nevojës. Sinqerisht preferoj urimin në shqip që kushtëzon vitin e mirë me gëzimin. Pra gëzuar edhe një herë.

9 komente:

Anonim tha...

Tena, gezuar vitin e ri! Qofte ky nje vit plote mbaresi dhe fat.

Mua me mbaroi puna ketu ne France, keshtu qe per 3 diten kthehem per ne USA. Ja kam kaluar shume mire ketu, dhe e kuptoj dashurine tende te pafund me kete qytet!

..edhe nje here, gezuar!

tetena tha...

Gëzuar edhe ti. Suksese ne vazhdimin e punës tënde dhe shpresoj ta ruash akoma aktivitetin blogostik (nuk e di nëse thuhet kështu!?). Gjynah që nuk u takuam të shkëmbenim ca mendime dhe ide po jeta kështu është këtu jasht atdheut. U komentofshim së shpejti.

Anonim tha...

Gezuar e per shume vjet!
Qofte vit i mbare dhe suksese gjithandej!


P.S. Nje verejtje miqesore per blogun. Le qe nuk u marketua ne momentin e duhur, por duhet te ishte: http://vitiri2007.blog... .

tetena tha...

Eri Gezuar.
Ke shume te drejte per verejtjen. Ne fakt eshte blogu im i pare tek bloger dhe nuk dija si ta ndryshoja pastaj. Mendoj qe do vendos te gjitha artikujt ne nje blog te quajtur GezuarVitinERI dhe ta perdor(im) edhe vitet e tjera.
Vit te mbare.

kastadiva tha...

E dashur Tena..

Te pergezoj per kete faqe blogu qe ke hapur dhe te uroj gjithe te mirat.
Gezuar dhe ty vitin e ri dhe shume lumturi ne kete vit dhe ato ne vijim!

tetena tha...

Mireserdhe Kastadiva dhe shpresoj te shkruhemi akoma.

Anonim tha...

Gezuar dhe nje here personalisht Tena. Nuk e di sa koherent do duket nje shkrim ne kete blog per 10 muajt ne vazhdim (duke heq Janarin dhe Dhjetorin), por gjithsesi mire do ishte te na kujtoje here pas here per ekzistencen e tij.

Mireulexofshim ne blogje te tjera.

Unknown tha...

tena, na hap nje teme te re, si te ka shkaur deri tani 2007?

Anonim tha...

shum urime